Kancelari gjerman Friedrich Merz do të vizitojë Uashingtonin për herë të tretë në fillim të marsit, sipas raportimit të gazetës gjermane “Die Welt”.
Vizita e tij synon të përmirësojë marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa tensionet transatlantike kanë qenë të larta gjatë muajve të fundit, raportoon Reuters.
Ky udhëtim vjen pak ditë para hapjes së Konferencës së Sigurisë në Mynih, një takim vjetor ku diskutohet politika e sigurisë globale dhe ku kanë pasur debate të forta midis Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të NATO-s.
Ndërsa zëvendëspresidenti amerikan JD Vance nuk do të marrë pjesë këtë vit, sekretari i shtetit Marco Rubio dhe një delegacion nga Kongresi amerikan janë planifikuar të jenë të pranishëm.


