Armando Broja ka zgjuar interesim të madh në klubet angleze me paraqitjet e tij të mira me skuadrën e Southampton.
Që nga huazimi i tij te “Saints” Broja ka shkëlqyer në Premierligë duke shënuar 6 gola deri tani, shkruan GazetaBlic Sport.
Ish lojtari i ëest Ham, Anton Ferdinand, i ka bërë thirrje klubit të tij që ta transferojnë yllin shqiptar.
Ai beson që Broja do ishte zgjidhja më e mirë e sulmit për “Hammers” së bashku me Antonion.
Kujtojmë që Broja është lojtar i Chelseat, kurse pas përfundimit të sezonit ai do të kthehet te “Blutë” ku edhe do vendoset e ardhmja e tij.
Për shërbimet e tij janë të interesuara edhe klubet tjera të Premierligës si: Arsenal dhe Everton.
/GazetaBlic Sport/


