Gazeta Blic raportoi dje për arrestimin e dy personave si të dyshuar për dhunimin e një 14-vjeçareje në fshatin Mazhiq të Mitrovicës.
Ndaj dy të dyshuarve, njëri 35-vjeç e tjetri 34 vjeç, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar masën e paraburgimit.
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur që të ndaj të dyshuarve të cakojë masën e paraburgimit prej 1 muaj.
Të njëjtit dyshohet se kanë dhunuar të miturën mes datave 17 dhe 18 maj në një shtëpi të pabanuar të fshatit Mazhiq.
LEXO EDHE:
Ndryshe nga Prishtina, në Prizren protestohet pro Palestinës