Sporti

Merr vendimin për të ardhmen e Mazraoui, Bayern: Lojtari është kundër terrorizmit!

10/20/2023 16:04
nga:E K

Bayern Munich ka marrë një vendim për të ardhmen e mbrojtësit Noussair Mazraoui.

Në një njoftim për mediet, kampionët e Gjermanisë bëjnë me dije se kanë diskutuar me lojtarin dhe palët kanë vendosur që të vazhdojnë bashkëpunimin.

CEO i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen thekson se deklaratat e lojtarit kanë qenë vetëm pro paqes.

“FC Bayern Munich pati një bisedë të detajuar dhe sqaruese me Noussair Mazraoui këtë javë. Arsyeja e diskutimit ishin postimet e Mazraoui në Instagram në lidhje me terrorizmin kundër Izraelit gati dy javë më parë, të cilat shkaktuan acarim dhe kritika. Noussair Mazraoui na ka siguruar në mënyrë të besueshme se, si një person paqedashës, ai refuzon me vendosmëri terrorizmin dhe luftën dhe kurrë nuk synon të shkaktojë acarim me postimet e tij. FC Bayern dënon Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit”-theksoi ai.

Më tej, vetë Mazraoui shtoi: “Për më tepër, unë dënoj të gjithë terrorizmin dhe organizatat terroriste”.

Ndërsa në deklaratën e klubit gjerman shtohet: “FC Bayern dhe Noussair Mazraoui kundërshtojnë me vendosmëri transferimin e konfliktit të Lindjes së Mesme dhe dhunën e tij në Gjermani, e cila është e angazhuar për paqen. Urrejtja dhe dhuna e çfarëdo lloji nuk kanë vend në kulturën politike gjermane. FC Bayern qëndron përkrah komunitetit hebre gjerman dhe Izraelit, asgjë nuk justifikon vrasjen e fëmijëve dhe familjeve. FC Bayern beson se futbolli duhet të çlirojë fuqinë e tij të pajtimit mes kulturave të ndryshme, veçanërisht në momentet më të vështira. Noussair Mazraoui do të mbetet në skuadrën e FC Bayern, por është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi.”

Rikujtojmë që pak ditë më parë, Mazraoui deklaroi përmes rrjeteve sociale se është krah Palestinës në konfliktin me Izraelin, gjë që solli menjëherë reagimin e klubit bavarez, që njoftoi se do të diskutojnë me lojtarin dhe duket se diçka e tillë është kryer tashmë.