Johnny Depp ka fituar gjyqin e gjatë e të mundimshëm, ku pati paditur ish bashkëshorten e tij Amber Heard për shpifje në artikullin që kjo e fundit e shkroi kohë më parë në The Washington Post.
Juria e gjykatës në Virxhinia ka vendosur në favor të Depp, derisa vendosën se deklaratat e Heard ishin të rreme, shpifëse dhe e thënë me keqdashje.
Seanca përfundimtare po ndiqet live nga 3.4 milion njerëz.