Tregu i rrobave të përdorura është përfshirë nga flakët këtë mesditë.
Zjarri është aktivizuar fillimisht në pjesën e çatisë së tregut e më pas është përhapur në brendësi të tij.
Frika dhe paniku ka mbërthyer banorë të zonës të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen e Fieri.
Këtë të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e duke qenë se dera e tregut ka qenë e mbyllur, e kanë hapur atë me forcë.
Në brendësi të tregut nuk janë konstatuar dëme, ndërkohë që ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shmangur djegien e të gjithë hapsirës.
Tregu ndodhet në mes të pallateve dhe një zone te banuar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ambulanca dhe forcat policore.