Lajme

Merr flakë në lëvizje makina në Lezhë

06/05/2021 18:49
nga:M K

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje mesditën e sotme në aksin rrugor Milot-Lezhë.

Policia shqiptare ka sqaruar se ka qenë vetë drejtuesi i makinës tip “Volkswagen” B. Ll. i cili ka kërkuar ndihmë pas ngjarjes.

Nuk ka asnjë person të dëmtuar, pasi drejtuesi fatmirësisht ka arritur që të dalë me shpejtësi sapo ka konstatuar flakët.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik.

LEXO EDHE:

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, një person bëhet për spital