Lajme

Merr flakë motoskafi në Dhërmi, i riu pëson djegie dhe niset drejt Tiranës

06/06/2022 15:10
nga:G B

Një 31-vjeçar ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit pasi një motoskaf të cilin po e riparonte ka marrë flakë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Drimadhes në Dhërmi.

Një motoskaf ka marrë flakë gjatë riparimit të tij.

Për pasojë N. L., 31 vjeç, i cili po merrej me riparimin e motoskafit, ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit.

31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.