Lajme

Merovci: Kurrë Rugova s’ka thënë që UÇK është dorë e zgjatur e Serbisë, mosni se është turp

05/24/2022 22:08
nga:Astrit Gashi

Adnan Merovci ka thënë se presidenti Ibrahim Rugova asnjëherë nuk ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dorë e zgjatur e Serbisë.

Merovci në T7 tha se është turp të thuhet se Rugova e ka thënë këtë.

“Mos harroni që miti i plumbit është dashtë të shkrihet si mit dhe të bëhet një luftë e vogël në Kosovë dhe një luftë e kontrolluar prej Amerikës, siç e dini. Kurrë Ibrahim Rugova nuk ka thënë se UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë, mosni se është turp”, tha Merovci.