“Qëllimi ynë duhet të jetë të ruajmë sa më shumë ndryshimet që kemi bërë gjatë 20 viteve të fundit në Afganistan”, siguroi Merkel deputetët e Bundestag-ut.
“Bashkësia ndërkombëtare, gjithashtu, duhet të dialogojë për këtë me talebanët”, shtoi ajo, ndërsa tërheqja e trupave amerikane pritet të përfundojë më 31 gusht, raporton ATSh.
“Talebanët janë një realitet në Afganistan. Ky realitet i ri është i hidhur, por ne duhet të përballemi me të”, vazhdoi kreu i qeverisë gjermane.
Merkel theksoi bindjen e saj se “asnjë dhunë, asnjë ideologji” nuk mund të ndalojë aspiratën për drejtësi dhe paqe.