Showtime

Meriton Mjekiqi largohet i pari nga pesë finalistët, humb garën për çmimin e madh

05/25/2024 22:09
nga:Sh R

Në një ndër netët më emocionuese të televizionit shqiptar, prezantuesi i njohur Meriton Mjekiqi është shpallur banori i parë që largohet nga pesëshja finaliste e “Big Brother VIP Albania”.

Për 133 ditë, ai ka qenë pjesë e rrugëtimi në shtëpinë e famshme, duke shpërndarë momente të paharruara dhe duke zhvilluar miqësi të thella me banorët e tjerë.

Në mbrëmjen finale, nga pesë finalistët të cilët ishin: Meritoni, Egla, Heidi, Romeo dhe Juli, banori nga Kosova rezultoi më pak i votuari.

Ai radhitet në vendin e pestë në këtë finale, gjersa gara për çmimi ne madh vazhdon për katër banorët e mbetur.

Meritoni është njëherësh banori i vetëm i cili theu rekordin e tri edicioneve, si banori i vetëm nga Kosova që preku finalen e Big Brother VIP Albania.