Ballkani ka arritur një sukses të madh duke u shpallur kampion i edicionit 2022/23 në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja me fitoren prej 2-0 u konfirmua si kampion i Kosovës duke e mbrojtur kështu titullin nga sezoni i kaluar, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes për ‘GazetaBlic Sport‘ ka folur lojtari i Ballkanit, Meriton Korenica.
“Është ndjenjë e papërshkruar për dytën herë radhazi kampion , por më e vështirë ishte ta mbrosh titullin, pasi që të gjithë luajnë më fortë kundër ekipit kampion, por ne ja dolëm me plotë meritë. Shpresoj që edhe në gara ndërkombëtare të tregojmë ende më shumë se vitin e kaluar dhe pse jo të marrim pjesë përsëri në grupe. Kemi treguar që kemi ekip me shumë kualitet të perballemi edhe me ekipe ndërkombëtare“, tha Korenica për ‘GazetaBlic Sport’.


