Sporti

Meriton Korenica e Lindon Emërllahu startues ndaj Hacken të Etrit Berishës

08/21/2025 18:00
nga:Lorik J

Skuadra suedeze, Hacken luan sot në “Play Off” të Conference League ndaj ekipit rumun, Cluj.

Kjo ndeshje zhvillohet në Suedi me fillim nga ora 19:00.

Etrit Berisha, portieri shqiptar starton për Hacken, kurse Meriton Korenica e Lindon Emërllahu poashtu janë në përbërjen fillestare në ekipin rumun.

Ja formacionet zyrtare:

Häcken: Berisha – Lindberg, Lode, Samuelsson, Lundqvist – Rygaard, Gustafson, Andersen – Svanbäck, Brusberg, Layouni

Cluj: Hindrich – Bosec, Sinyan, Ilie, Camora – Emërllahu, Keita, Korenica – Cordera, Munteanu, Nkololo

/GazetaBlic SPORT