Sporti

Meriton Korenica afër kalimit tek DC United – detajet e marrëveshjes janë zbuluar

01/07/2026 22:30
nga:Lorik J

Meriton Korenica është shumë pranë një transferimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mesfushori i CFR Cluj pritet t’i bashkohet DC United, skuadrës së MLS, ndërsa negociatat konsiderohen të përfunduara në rreth 90 për qind.

Sipas burimeve të FANATIK, pronari i CFR Cluj, Neluțu Varga, do të përfitojë një shumë të konsiderueshme nga kjo marrëveshje, duke shitur 75 për qind të të drejtave federative të lojtarit kosovar.

Korenica prej kalimit te Cluj, ka shkëlqyer, duke qenë lojtar kryesor i klubit rumun.

4 milionë dollarë për Korenicën, Cluj mban 25% të kartonit

Pas transferimit të Louis Munteanu për 7 milionë dollarë në MLS, DC United ka kthyer vëmendjen edhe nga një tjetër lojtar kyç i kampionëve të Rumanisë. Klubi amerikan është i gatshëm të paguajë rreth 4 milionë dollarë për Meriton Korenicën, ndërsa CFR Cluj do të mbajë 25 për qind të të drejtave federative të lojtarit për një shitje të ardhshme.

“Ka shanse shumë të mira që Korenica të transferohet te DC United. Është çështje ditësh,” deklaroi për FANATIK pronari i CFR Cluj, Neluțu Varga.

Trajneri i DC United, Rene Weiler, është një admirues i madh i mesfushorit kosovar dhe po e shtyn fort realizimin e këtij transferimi, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Paga e Korenicës në MLS

Nëse marrëveshja finalizohet, Meriton Korenica do të përfitojë një kontratë shumë të mirë financiare. Ai pritet të ketë një pagë vjetore prej rreth 800 mijë dollarësh, duke u bërë një nga lojtarët e rëndësishëm të DC United në repartin e mesfushës.

Sipas Transfermarkt, vlera aktuale e tregut e Korenicës është 2.4 milionë euro. Në karrierën e tij, ai ka luajtur për klube si Liria, Rahoveci, Ballkani dhe Prishtina në Kosovë.