Showtime

Meri i shpëton nominimit, ndodh puthja e parë në BBV3

01/23/2024 21:41
nga:Y I

Puthja e parë ndodhi në Big Brother VIP 3.

Pasi Meri i shpëtoi nominimit, ajo mbajti premtimin dhe u puth në buzë me Meritonin.

“E mbajta fjalën” tha Meritoni.

Meri të lutëm na kapi emocioni i eliminimit dhe atë puthjen tendë shkarazi nuk e kemi, mund ta puthësh edhe njëherë”, i tha moderatori Ledjon Liço.

Patjetër”, u përgjigj Meri, e cila u çua dhe i dha puthjen në buzë.

Çfarë diskutuan dje banoret:

Meritoni: Çka do ndryshosh nëse vazhdon të qëndrosh në shtëpi?

Meri: Do të të puth ty, e sigurt. Japim premtimet

Meritoni: Dashuri më jap fjalën

Meri: Është premtim para publikut

Meri: Ku do të të puth mo vlla?

Meritoni: E din ti

Meri: Është shumë private kjo puthje, do ta tregojmë për publikun, por ndoshta jo për banorët.

/Shqiptarja.com/