Një mërgimtar nga Peja, është gjetur i vdekur tek vendi i njohur si “Te Bazeni”, në Pejë.
68-vjeçari me inicialet N.B thuhet se mbrëmjen e së hënës ishte në shoqëri të disa vetave, por kur ndodhi rasti qe i vetëm.
Këtë vdekje e ka konfirmuar edhe policia, e cila po vazhdon të merret me hetimet lidhur me këtë rast.
Ata që e njohën viktimën, hedhin poshtë mundësinë për ndonjë vdekje të qëllimshme.
Ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Mjekësi Ligjore.