Lajme

Mërgimtari nga Llapi gjen shtëpinë e vjedhur nga hajnat pasi erdhi për pushime

12/22/2025 14:05
nga:G B

Shtëpitë e mërgimtarëve që për muaj të tërë mbesin pa përkujdesje, jo rrallëherë janë cak i hajnave. Pushimet që vendosin t’i kalojnë në Kosovë po u kthehen në mundim e trazim, për t’i denoncuar këto raste.

Kështu e pësoi edhe një bashatdhetar, i cili posa arriti mbrëmë në fshatin e tij, në Bradash të Podujevës, e gjeti shtëpinë te thyer e të vjedhur.

Për redaksinë e Klankosova, ankuesi thotë se i janë vjedhur makinat elektronike, rrobat, enët e gjëra të tjera.

“Më është dashur me çu familjen me fjet tjetër kund, nuk kishin lënë asgjë”, u shpreh ai tutje.

Ai tha se rastin e kanë raportuar në Policinë e Kosovës, por ende, sipas tij, nuk është ndërmarrë ndonjë veprim.