Lajme

Mërgimtari nga Gjermania e kërcënon haptazi Valon Sylën: “Me ba me zatet, drejt e ne spital ka me shku”

06/01/2026 15:55
nga:G B

Pas kërcënimeve drejtuar ish-deputetit të AAK’së, Daut Haradinaj, mërgimtarët duket se në shënjestër i kanë vënë gazetarët. Këtë herë nga një intervistë është kërcënuar gazetari dhe komentatori politik, Valon A. Syla.

Syla është kërcënuar nga mërgimtari-qytetari i Ferizajit, Agim Hetemi banorë në Gjermani.

Në një intervistë për “Gazeta Mërgata”, mërgimtari deklaron se nëse e takon gazetarin Syla do ta bëjë për spital.

“Unë jam Agim Hetemi nga Ferizaji, jetoj në Gjermani, Valon Sylën ishalla nuk e zateti, se me ba me zatet aj drejt e në spital ka me shku”.