Lajme

Mergimtari nga Gjermania aksidentohet për vdekje, ishte nisur për në vendlindje

12/28/2022 23:07
nga:Genita C

Shëndrit Ahmeti, nga fshati Lluçan i Bujanocit, ka humbur jetën në një aksident tragjik në kufirin Kosovë-Serbi, derisa po vinte nga Gjermania për në vendlindje.

Ameti kishte ardhur për pushime, teksa në veturë kanë qenë edhe nëna dhe vëllai i tij kur një kamion ka goditur mjetin.

Të dy janë ende në rrezik për jetë. Personi që shkaktoi aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ameti ishte pjesë e ekipit të katërt të TSV 1860 Munich.

“Lajmi për vdekjen e tij na goditi me dhimbje në klub. TSV 1860 Munich mban zi për humbjen e e tij”, thuhej ndër tjera në reagimin e tyre.