Lajme

Mërgimtarët po hyjnë shpejt në Kosovë – pritjet deri në 20 minuta

08/05/2025 20:32
nga:Genita C

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) ka bërë të ditur se aktualisht në të gjitha pikë-kalimet kufitare të Kosovës nuk ka kolona apo pritje të gjata, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Sipas përditësimit të dhënë në orën 19:17, pritjet në hyrje të territorit të Kosovës variojnë nga 10 deri në 20 minuta, ndërsa në shumë pika nuk ka fare pritje.

Gjendja e përgjithshme është e qetë dhe qarkullimi zhvillohet normalisht, kanë bërë të ditur autoritetet.

QKMK njofton se vazhdon të monitorojë në kohë reale situatën në pikat kufitare, dhe qytetarët këshillohen që për udhëtim të planifikuar të informohen paraprakisht përmes kanaleve zyrtare të njoftimit.