Lajme

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2 orë

12/19/2025 15:51
nga:Sh R

Diaspora ka nisur të vijë në Kosovë, dhe pritjet nëpër kufijtë e Kosovës po rriten.

Bazuar në statistikat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kuttiar, në pikëkalimin kufitar në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 1 orë, derisa për të dalë po nga ky kufi, pritjet vijojnë deri në 40 minuta.

Pritje më të gjata regjistrohen në Jarinje, deri në 2 orë për të hyrë, e për të dalë nga 10 deri në 15 minuta.

Pikë tjetër e ngarkuar me kolona është ajo te Dheu i Bardhë, ku pritjet e mërgimtarëve për t’u rikthyer në atdhe shkojnë deri në 50 minuta.