Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë veçse ka nisur të krijojë kolonat e para në kufi.
Megjithatë, ende në pikat kufitare me Serbinë është situatë e qetë, dhe nuk ka pritje të gjata.
Kësisoj, pritjet në Merdare në hyrje arrijnë deri në 40 minuta, teksa në dalje deri në 10 minuta.
Pritje më të gjata ka në Jarinje, deri në një orë.
Ndërkaq në të gjitha pikat tjera kufitare situata është shumë e qetë dhe s’ka pritje të gjata.