Sporti

Mërgim Vojvoda: Ndjehem shumë mirë dhe krenar për ftesën nga kombëtarja e Kosovës, jam gjithmonë gati për shtetin tim

05/25/2021 21:51
nga:Mergim Rreci

Mërgim Vojvoda është në mesin e futbollistëve kosovarë që kanë shkëlqyer gjatë këtij edicioni.

Mbrojtësi kosovar është përfshirë në listën e publikuar nga selektori Challandes, për dy ndeshjet e para miqësore të qershorit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai do të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjet e muajti qershor që do të jenë kundër San Marinos, respektivisht Kazakistanit.

Vojvoda për GazetaBlic Sport tha se ndjehet shumë i lumtur dhe krenar për ftesën e pranuar nga Challandes.

“Natyrisht që ndjehem shumë mirë dhe krenar, për mua është shumë më rëndësi me tregu paraqitje pozitive dhe me dhënë maksimumin. Unë jam dhe do të jem gjithmonë në dispozcion për kombëtaren”, tha fillimisht Vojvoda për GazetaBlic Sport.

Vojvoda ka shkëlqyer në këtë edicion edhe me skuadrën e Torinos dhe ai tha se ndjehet mirë për paraqitjet e tij për vitin e parë, në Serie A.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e mia për vitin e parë në Serie A“, tha Vojvoda.

Ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime në 29 paraqitje sa ka zhvilluar për skuadrën e Torinos.

/GazetaBlic Sport/