Sporti

Mergim Vojvoda aksidentohet me makinë, shpëton fatmirësisht pa lëndime

11/30/2023 15:38
nga:Mergim Rreci

Mergim Vojvoda është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në orët e fundit në Torino.

Makina e mbrojtësit kosovar u përplas me një makinë tjetër në Corso Galileo Ferraris. Lojtari fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime shëndetësore, përcjell GazetaBlic Sport.

Fotot e raportuara nga “Torinocronaca.it” tregojnë dëmtimin e makinave çka bën me dije se përplasja ka qenë e fortë mes dy makinave. Për fat të mirë, nga pamjet mund të shohim edhe vetë Vojvodën dhe njeriun në xhipin e kuq duke qëndruar me këmbët e tij në gjendje të mirë.