Sporti

Mërgim Pefqeli, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës në futboll

11/05/2024 09:52
nga:Lorik J

Mërgim Pefqeli është shpallur futbollisti më i mirë i javës në Superligën e Kosovës në futboll.

Pefqeli ndihmoi skuadrën e tij ta fitojë ndeshjen ndaj Gjilanit në udhëtim me rezultatin 1-2, duke realizuar kështu edhe golin e avantazhit, përcjell GazetaBlic Sport.

Komisioni i FFK-së ka vendosur që epiteti i më të mirit të javës t’i takojë Pefqelit.

Ja postimi i FFK:

YLLI I JAVËS

“Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 12-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të KF Dukagjini, Mërgim Pefqeli.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Vllaznim Visoka, Muhamet Sylejmani dhe Emin Sekiraqa. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e dymbëdhjetë t’i takojë Mërgim Pefqelit, i cili, përveç që shënoi golin e epërsisë, dha shumë kontribut për skudrën e tij, KF Dukagini, në ndeshjen në transfertë kundër Gjilanit, të cilën e fitoi me rezultat 1:2.

Pasi mori këtë çmim, Pefqeli u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Kemi pasur një ecuri të mirë në 4 ndeshjet e fundit. Ka qenë një punë e stafit teknik që në këto 4 ndeshje të fitojmë pikët. Ka qenë çdo lojtar në çdo repart shumë kompakt.Në fillim të kampionatit kemi pasur shumë prurje, dhe me punën e stafit dhe punën e trajnerit Ismet Munishi, kemi arritur të komponohemi shumë mirë. Tashmë jemi më afër daljes në Evropë, me më shumë pikë se sa zonat e rrezikshme, dhe shpresoj që do të vazhdojmë performancën e tillë. Falenderoj shokët e skuadrës, stafin dhe në veçanti kryetrajnerin Munishi, sepse pa ta nuk do të shpallesha më i miri i xhiros.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

/GazetaBlic Sport