Lajme

Mërgim Lushtaku në Dragash pritet nga ish-kryetari i komunës- Diskutuam rreth planeve për një Kosovë më të mirë!

01/30/2025 14:32
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka zhvilluar vizitë në Dragash.

Lushtaku është pritur nga ish-kryetari i Komunës, Shaban Shabani, dhe kandidati për deputet Vehbi Nazifi.

“Bashkërisht, diskutuam rreth planeve për një Kosovë ma të mirë.Ditën e përmbylla në konakun e familjes Hyseni, në një atmosferë dashamirëse, bujare dhe tejet miqësore” shkruan Lushtaku raporton “Gazeta Blic”.

Mërgim Lushtaku kandidon në këto zgjedhje me numrin 100.

Postimi i plotë:

Në Dragashin e bukurive natyrore dhe traditës së punës, u mikprita nga ish-kryetari i Komunës, z. Shaban Shabani, dhe kandidati për deputet, dr. Vehbi Nazifi#78.

Bashkërisht, diskutuam rreth planeve për një Kosovë ma të mirë.

Ditën e përmbylla në konakun e familjes Hyseni, në një atmosferë dashamirëse, bujare dhe tejet miqësore.

#PDK131✅

#MergimLushtaku100✅