Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Mërgim Lushtaku, ka takuar gjeneralin Jakup Nura, ku thotë se fjalët janë të mangta për ta përshkruar dhe veprat janë ato që flasin.
Lushtaku ndër të tjera thotë se prapa modestisë së tij fshihen shumë histori epike e legjendare.
Ai thotë se Jakup Nura meriton mbështetjen tonë.
Postimi i plotë:
Fjalët janë gjithmonë të mangta për të përshkruar plotësisht personalitetin e Gjeneral Jakup Nures. Veprat janë ato që flasin.
Prapa modestisë dhe urtësisë së tij fshihen shumë histori epike e legjendare. Ky burrë e trim njihet për kontributin për atdhe si edhe për organizimin e UÇK-së së lavdishme.
Jakup Nura meriton mbështetjen tonë, andaj votoni numrin 11 në listën fituese të PDK-së!
#JakupNura11✅
#MergimLushtaku100✅