Pritjet më të gjata për mërgimtarët që po kthehen në vendet evropiane vazhdojnë të jenë në pikën kufitare në Merdare.
Kolona në këtë pikë në dalje të saj është 1500 metra, me një pritje mbi tri orë.
Te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në një orë, me një kolonë prej 200 metrave.
Pikat tjera kufitare, sipas të dhënave të fundit, raportohet të jenë më qetë, me pritje të zakonshme deri në 5 minuta.