Lajme

Merdarë: Kolona të gjata dhe pritje deri në dy orë – flasin mërgimtarët

01/06/2025 12:24
nga:G B

Fluks të automjeteve dhe kolonave të gjata ka edhe sot në pikën kufitare të Merdares.

Sipas një bashkëatdhetare, thotë se ata kanë pritur rreth një orë e gjysmë për të dalur nga Kosova.

Ndërsa një mërgimtar tjetër nga Llapi theksoi se ata kanë pritur për dy orë, duke shtuar se janë mësuar me këto  pritje që 34 vite.

Ndërkaq  për dallim nga pjesa tjetër e qytetarëve, që është përballur me mungesë të energjisë elektrike, mërgimtarët në fjalë shprehen se nuk janë përballur me mungesë të rrymës, dhe kanë kaluar shumë mire në Kosovë.