Geek

Mercedes-Benz 300SL Roadster i Fangios është një mundësi për koleksionistët e pasur

02/09/2022 09:04
nga:Donika Fetahu

Shumë e konsiderojnë Juan Manuel Fangi shoferin më të mirë të të gjitha kohërave dhe kontributi në sportin motorik është regjistruar përgjithmonë në histori. Megjithatë, tani ata me një “xhep të thellë” kanë një shans për të blerë një nga makinat e tij të shkëlqyera.

Është një model Mercedes.Benz 300SL Roadster i vitit 1958 i drejtuar personalisht nga i famshmi El Maestro, i cili do të shitet në një ankand në RM Sotheby’s midis 28 shkurtit dhe 4 marsit.

Fangio e mori veturën si dhuratë nga një kompani gjermane pasi shpalli pensionimin e tij në 1958. Është lakuar në një ngjyrë të kaltër të çelur metalike që të kujton ngjyrën e flamurit argjentinas.

Fangio përshkoi më shumë se 70,000 kilometra, duke ngarë veturën e tij 300SL në Evropë dhe Amerikën e Jugut. Kur Muzeu Fangio u hap në 1986, vetura gjeti vendin e saj në të dhe mbeti e paprekur dhe e pandryshuar.

Prandaj, vetura ka ende ulëse origjinale, timon, levë marshi dhe më shumë, dhe koleksionistët dinë të vlerësojnë origjinalitetin.

Vlerësohet se 300SL mund të shitet për një shumë shtatëshifrore dhe ndoshta tetëshifrore në dollarë.