Cool

Mënyra e duhur për mbjelljen e lules që njihet si Zogu i Parajsës

02/01/2022 17:21
nga:Donika Fetahu

Zogu i Parajsës – një lule që e ka marrë emrin e saj pasi i ngjan një zogu shumëngjyrësh në fluturim.

Kjo lule ka disa lloje të veçanta të saj të njohura në të gjithë botën. Këtë lloj mund ta gjeni të emërtuar me emrin shkencor Strelitzia reginae dhe është plot me ngjyra ku dominon e kaltra dhe portokallia.

Lloji më pak i zakonshëm i saj është e bardha apo e bardha me të kaltër të errët.

Sidoqoftë, kjo lule është e mrekullueshme për t’u pasur në ambientet tuaja për shkak të bukurisë që ofron, shkruan AgroWeb.

Mbjellja

Kjo lule preferon të mbillet me rrënjët e zhytura fillimisht në një vazo të vogël. Zgjidhni një vazo ose enë plastike vendosni rrënjët e lules duke lënë 2.5 cm hapësirë mes bazamentit dhe rrënjës.

Mbusheni atë me dhe dhe lëreni për pak kohë në vazo, kini parasysh të mos e mbullni shumë thëllë. Krijoni vrima rreth e qark rrënjëve në mënyrë që ato të kenë mundësinë e ekspozimit dhe të thahen lehtë nga uji.