Sporti

Mentor Zhdrella pas shortit të Europa League: Wisla ekip cilësor, por unë besoj tek Llapi – nuk kam dyshim që do t’ia dalim

06/18/2024 15:33
nga:Lorik J

Skuadra e Llapit ka mësuar edhe zyrtarisht kundërshtarin e parë në kualifikueset e Europa Leagues. Ekipi i Tahir Batatinës do të përballet me ekipin nga Polonia, Wisła Kraków në raundin e parë të kualifikimit për në Europa League.

Drejtori sportiv i Llapit, Mentor Zhdrella ka folur në lidhje me shortin, ku e vlerësoi lart kundërshtarin.

“Kundershtari është mjaft cilësor, megjithatë ne e kemi ditur që në këtë kompeticion të gjithë kundershtarët janë cilësor”, tha fillimisht Zhdrella për GazetaBlic Sport.

Zhdrella tha se beson tek Llapi dhe se do t’ia dalin në këtë raund.

“Ne tashmë kemi marrë informacionet e para për kundërshtarin dhe do vijojmë t’i analizojmë ata deri në detajet e fundit që të kalojmë tutje në raundin tjetër. Besoj në ekipin që kemi dhe nuk kam dyshim që do t’ia dalim”, përfundoi Zhdrella.

Kujtojmë se ndeshjet Llapi – Wisla Krakow do të zhvillohet me 11 korrik dhe 18 korrik. Ekipi kosovar ndeshjen e parë e luan në shtëpi.

/GazetaBlic Sport