Opinion

Mentalitetet dhe kriza shoqërore si dhe përgënjeshtrimet që tregojnë veprime logjike e mendore

03/29/2023 15:49
nga:Albina Hyseni

Do të kishte qenë krejt normale sikur të ishin avancuar institucionet dhe qendrat e edukimit kombëtarë dhe shtetërorë që të reflektojnë vlera, e jo t’i joshim dhe t’i kënaqim antivlerat.

Kohëve të fundit, një shtresë e shoqërisë sonë, assesi të lirohet nga mentalitetet e mbrapshta, të trashëguara vite me radhë.

Nisur nga promovimi i mënyrave dhe teknikave në funksion të jetuarit në të tashmen si p.sh. ushtrimin e hobbies, si dhe praktikimin e jogës dhe meditimit, namazi, ecja në natyrë etj. Pranimin e realitetit (pranimin emocionalisht dhe mendërisht e fenomenit të ndodhur sado i pakëndshëm qoftë ai fenomen) si një mekanizëm efikas në çlirimin e energjive negative dhe ri-vitalizimin e mendjes dhe trupit. Konceptin e te falurit si një dhuratë që ja bëjmë vetes duke përjetuar lirinë e vërtetë të mendimit dhe veprimit.

Ndërsa përjetimin e paqes së brendshme në përballjen e pashmangshme me sfidat dhe vështirësitë që na sjell jeta. Mendjes se hapur si mekanizmin më efikas në lidhje më mësimin dhe vetëpërmisimin në çdo dimension të jetës. Mosfiksimin ndaj njerëzve dhe gjërave si çelësin e përmirësimit dhe mirëmbajtjes së gjendjes emocionale dhe përjetimin e ekuanimitetit.

Poashtu ridimensionimin e krahasimit social duke kultivuar dhe praktikuar krahasimin motivues dhe frymëzues në funksion të shndërrimit në versionin më të mirë të mundshëm të vetes. Inteligjencen emocionale dhe sociale si gurëthemelin e suksesit në biznes, profesion dhe jetë sociale.

Mirësinë dhe modestinë si mekazmin më të rëndësishëm në funksion të ndërveprimit të suksesshëm në biznes, profesion dhe jetë sociale. Kultivimin dhe praktikimin e vlerësimit dhe falenderimit për gjithçka, duke mos marrë për të mirëqenë gjërat që kemi në jetë, si mekanizmin më të rëndësishëm të vetëpërmbushjes së brendshme.

Nga ana tjetër gjithashtu dështimin e pashmgshëm që përjetojmë në jetë dhe mësimin nga pësimet në funksion të ringritjes në biznes, profesion dhe jetën përsonale; si dhe
vetëaktualizimin ne biznes, karrierë dhe jetë sociale duke bërë në jetë gjërat që rezonojnë me talentin dhe pasionet e gjithësecilit.

Anti-vlerat / Sociologjia eksploatuese evropiane ka konstatuar se mënyra më e lehtë për ta robëruar një popull e pastaj për të lozur me shpirtin e saj është ta zhveshësh atë nga personaliteti i tij, sepse, për ta shndërruar njeriun në një krijesë servile, aspak dëgjuese dhe jo besimtare, duhet t’ia dëmtuar e degraduar personalitetin për arsye se derisa ai të ketë karakter, ai nuk mund të jetë servil.

Përgënjeshtrim tregon veprimin logjik e mendor, me anë të së cilit vihet në pah pavarësia apo karakteri i gabuar i një argumentimi. Megjithatë, çështje kryesore dhe pra, më e rëdësishme në kaudrin e përgënjeshtrimit, është përgënjeshtrimi i anitezës së argumëntit. Ekzisotjnë lloje të ndryshme të përgënjeshtrimit. Mirëpo, llojet më të rëndesishme të përgënjeshtrimit janë:
Përgënjeshtrimi praktik apo empirik. Përgënjeshtrimi teorik apo logjik. Argumentimi direkt dhe ai indirekt. Ndërsa argumentimi ka për qëllim kostatimin e vërtetësisë së një teze, përgënjeshtrimi ka për qëllim konstatimin e pavarësisë së një argumentimi. Sado që janë të ndryshëm përkah qëllimi i tyre, prapëseprapë përgënjeshtrimi dhe argumentimi janë të ndërlidhur ngushtë njëra me tjetrën si në mentalitetet dhe krizat sociale.