Lajme

Mëngjesi i qetë dhe pa fluks automjetesh në pikëkalimet kufitare

07/13/2026 07:51
nga:Genita C

Mëngjesi i sotëm ka nisur qetë në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Kosovës.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kuftiar, pritjet për hyrje dhe dalje të automjeteve janë vetëm 3-5 minuta.

E njëjta situatë paraqitet edhe për qarkullimin e kamionëve, ku pritjet janë minimale dhe nuk ka kolona.