Sporti

Mendy vazhdon të qëndrojë në paraburgim, i mohohet lirimi me kusht

10/11/2021 18:57
nga:E K

Lojtari i Manchester City, Benjamin Mendy do të qëndrojë në paraburgim pasi iu refuzua lirimi me kusht për herë të tretë.

Në fund të gushtit, lojtari u arrestua nga policia nën akuzat për katër vepra përdhunimi dhe një për sulm seksual ndaj tre grave të ndryshme në rastet që ndodhën midis tetorit 2020 dhe gushtit të këtij viti, shkruan GazetaBlic Sport.

27-vjeçarit iu mohua përsëri lirimi me kusht nga një gjykatës i gjykatës në Chester, ndërsa ai ishte ende i ndaluar në Liverpool. Sipas Sky Sports, mbrojtja ende nuk është përgjigjur ndaj akuzave.

Sulmet e supozuara kanë ndodhur të gjitha në rezidencën e tij në qytetin Prestbury, në periferi të Manchesterit. Lojtari është pezulluar nga klubi që nga gushti.

/GazetaBlic Sport/