Sporti

Mendy mund të largohet nga Real Madrid, kërkohet nga dy klube angleze

05/16/2023 08:48
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi Ferland Mendy nuk po përjeton një nga sezonet e tij më të mira dhe mund të largohet nga Real Madrid gjatë merkatos së verës.

Sipas raportimeve të medieve britanike, një nga skuadrat më të interesuara për të është Arsenali, por nuk do të dëshironte të shpenzonte më shumë se 20 milionë euro.

Në gjurmët e Mendy-t është edhe një tjetër klub londinez, më saktë është Tottenham, ndaj dhe destinacioni i mbrojtësit duket se do jetë Premier League.