Sporti

Mendy me lëndim të rëndë, po e mendon pensionimin

05/07/2026 18:30
nga:Mergim Rreci

Pas skandalit Valverde-Tchouameni, lajme të tjera të këqija vijnë nga dhomat e zhveshjes së Real Madridit. Thuhet se karriera e Ferland Mendy-t është në rrezik.

Mbrojtësi francez u detyrua të largohej nga fusha kundër Espanyol për shkak të një problemi muskulor.

Testet zbuluan një këputje në tendinës rectus femoris në këmbën e tij të djathtë, por diagnoza tani është përkeqësuar ndjeshëm.

Sipas Cope, përveç dëmtimit, ekziston edhe një ndarje kockore që mund të rrezikojë karrierën e francezit në moshën vetëm 30 vjeç.