Lajme

“Mendova që e kanë arrestu Serbia”, Zyberaj ironizon pas postimit të gruas së Durmishit

05/08/2024 16:34
nga:G B

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka reaguar lidhur me postimin e bashkëshortes së Hysen Durmishit, e cila i doli në mbështetje bashkëshortit të saj, pasi ai sot u intervistua nga Prokuroria Speciale, si i dyshuar për kontratat për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Zyberaj ka thënë se kur e lexoi postimin e gruas së Durmishit, mendoi se “Hysenin e kan arrestu Serbia duke e ba naj plan per Presheve”.

Ai me ironi i është drejtuar asaj duke i thënë që të mos brengoset, duke thënë se më së largu do ta ketë në Dubravë, duke aluduar për burgun e Dubravës.

“Kah e lexova postimin mendova qe Hysenin e kanë arrestu Serbia duke e ba naj plan për Preshevë. Moter, Hyseni është shnosh e mirë, e kish thirr prokuroria e Kosovës për hajni diqka. Ma se largu në Dubrave ki me pas mos ta nin”, ka shkruar Zyberaj.