Lajme

Mendimi për motin: Vranësira e intervale me diell të premten, më vonë në mbrëmje reshje shiu

02/13/2025 18:44
nga:G B

Mendimi për motin – 13-02.2025

Mot kryesisht me vransira parashihet ditën e premtë. Nuk mungojnë intervale me diell. Të reshura shiu përfshinë pjesë perëndimore të vendit gjatë ditës, e më vonë pritet të shtrihen dhe në pjesë tjera. Në zona malore reshje dëbore. Temperaturat minimale zbresin në 1C e 3C, e ato maksimale ditën në rritje, shkojnë deri në 10C e 12C. Frynë erë jugore e juglindore, mesatare 4-9m/s.

Të shtunën temperaturat pësojnë rënie gjatë ditës në 4C e 0C deri në mbrëmje. Paraqiten mundësi për të reshura, që deri në mbrëmje shndërrohen dhe në reshje të pakta dëbore. Ditën e diel do të ketë intervale me diell, pro mbetet ftohtë. Të hënën më 17 shkurt, ditën e Pavarësisë, ende ftohtë, maksimalet pranë 0C, e nuk përjshtohen mundësi për rrebeshe të dobëta dëbore. Nga dita e shtunë frynë erëra më të theksuara nga veriu e verilindja me hove deri në 10m/s.