Java e ardhshme mund të jetë paksa më e thatë, sipas trendeve më të fundit. Fillimish do të ketë më shumë vransira, kryesisht të ulëta, me një mot të zymtë. Në pjesën e dytë pritet të ketë intervale më të gjata me diell. Temperaturat përreth mesatareve, maksimalet deri në 5C e 6C, e minimalet zbresin në 0C e -2C. Tek nga fundjava e ardhshme, me një rritje të temperaturës në 8C, paraqiten gjasa për të reshura shiu, që herë herë shfaqen nga mesi i javës së tretë të dhjetorit.
Temperaturat maksimale shkojnë deri në 7C e 9C. Nga data 20 dhjetor, duke shkuar në dhjetëditëshin e fundit të muajit, shfaqen sinjale për të reshura si shiut por dhe borës, me tendencë të rënies së temperaturës.


