Lajme

“Mendimi i Konjufcës është jorelevant në VV-në”

12/28/2023 23:27
nga:G C

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se mendimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Lëvizjen Vetëvendosje është jorelevant.

Abazi, duke i komentuar deklaratat e Konjufcës për zhvillimet e fundit ka thënë se asnjë politikë të tij, nuk e ka ndjekë LVV.

“Është jorelevant mendimi politik i kryetarit të Parlamentit përbrenda Lëvizjes Vetëvendosje. Absolutisht. Është figurë me peshë! Ma thoni një politikë të vetëm të cilin e ka propozuar kryetari i Parlamentit ose e ka ndjekë, të cilin Lëvizja Vetëvendosje e ka përkrahur. Unë shpresoj që në vitin tjetër ta ndërron tepihun, sepse është turp me ardhë mysafirët me na pa në çfarë kushtesh punojmë aty në Parlament”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai tha se deputetët po punojnë në kushtet të mjerueshme, pasi që gjendja e Kuvendit të Kosovës është në gjendje të rëndë.

“Është detyrë e kryetarit të Parlamentit që ta rritë, t’i vendos mikrofonat dhe ta sigurojë mbarëvajtjen e të lyhet ai Parlament nga jashtë se po i bien copat të gjitha anët. Unë mund të konsiderohem cinik se çfarë flas, por turpërohem kur vijnë mysafirët”, shtoi ai.