Showtime

Mendimet e reperëve për Unikkatilin – Cili nga artistët shqiptar e quajti “Pizza man”?

10/01/2021 14:56
nga:Genita C

Viktor Paloka i njohur si Rebel a.k.a. Unikkatil është një reper nga Prishtina që jeton në Bronx, New York.

Unikkatil ishte dhe do të mbetet një ndër reperët më të njohur dhe më të komentuar në skenën e muzikës shqiptare, shkruan GazetaBlic.

GazetaBlic ju sjell disa nga artistët shqiptar që kanë dhënë hapatas mendimet për Unikkatilim.

Reperi nga Ferizaji, Mozzik, në një intervistë që kishte bërë në fillimet e karrierës së tij foli për Unikkatilin.

“Kur kam qenë më i ri e kam dëgjuar shumë muzikën e tij, është një reper i madh. Njëri prej strategave që e ka përdor një strategji shumë të fortë”, tha ai.

Mozzik u shpreh se me një karrierë kaq të suksesshme muzikore pa asnjë videoklip, nuk ka as në Amerikë.

Shumë vite më vonë, Mozzik u bë një ndër artistët e parë që Unikkatil pranoi të bënte një bashkëpunim me të.Këngë kjo që u bë hit i vërtetë.

Elinel tregon se qysh në fillimet e karrierës së tij idol e kishte pasur Unikkatilin.

Ai përmes një interviste të bërë shumë kohë më parë u shpreh: ‘Prej shqiptarëve reperi që ka thy barriera ka qenë Unikkatili’.

Elinel e ka cilësuar Unikkatilin edhe si tekst shkruesin më të mirë.

Mirëpo, përgjigje krejtësisht ndryshe nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë për ikonën e repit, kishte reperi nga Gjilani Duda.

“Është fals këndon nga shtëpia, punon si “Pizza man! M’kallxon mu për rrugë e për gangsta”.

Reperi nga Tetova, S4mm, mund të themi lirshëm se fitoi një numër të madh fanash me hitin

“Medelina” ku në fillim të kësaj kënge ai përmend Unikkatilin.

Në një intervistë, S4mm thotë me plotë gojë se është rritur me këngët e Unikkatilit.

E pyetur se a do të bënte bashkëpunim me Unikkatilin, Dafina Zeqiri nuk hezitoi të përgjigjej.

“Kam respekt për Unikkatilin, e kam dëgjuar kur kam qenë më e vogël dhe e dëgjoj edhe tani kur bëhem nervoz”, u shpreh këngëtarja.

Në fund, reperi kosovar Fero tregoi se a i ka bërë në ndonjë këngë ‘diss’ Unikkatilit.

“Vetëm një rresht ia kam kthy Unikkatilit. Muzika e tij e fundit ka qenë ‘diss’ për mua, çka po du me folë është që ai u prekë nga një intervistë e imja. Ai ka thënë “Unë jam nëna për ikona”, unë i kam thënë “Unë jam baba për ikona”, ka thënë Fero./GazetaBlic/