Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes pritet të takohet me Juventusin sot për të diskutuar lëvizjen e sulmuesit portugez në Manchester City.
Mendes mbërriti në Torino të Mërkurën, por ende nuk i ka takuar drejtorët e Bianconerëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas korrespondentit të Sky Sport Italia, Paolo Aghemo, agjenti i Portugezit do të takohet sot me Zonjën e Vjetër.
Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi dhe sipas Sky Sport Italia, Manchester City i ka ofruar atij një marrëveshje dyvjeçare prej 15 milionë eurosh në vit, më pak se gjysmën e pagës së tij aktuale 31 milionë euro në vit.
/GazetaBlic Sport


