Jorge Mendes, agjenti i njohur i futbollit, ka këshilluar yllin në rritje të Barcelonës, Lamine Yamal, që të shikojë te Cristiano Ronaldo si një model për të arritur sukses të ngjashëm në karrierën e tij.
Në një intervistë për Tuttosport, Mendes, i cili përfaqëson Yamal, theksoi rëndësinë e adaptimit të mentalitetit të Ronaldos si në fushë ashtu edhe jashtë saj për të arritur majat e futbollit botëror.
“Nuk më pëlqen të bëj krahasime, por pa dyshim, Cristiano është një shembull i mirë për t’u ndjekur, jo vetëm për Lamine, por për të gjithë të rinjtë”, tha Mendes.
Mendes shprehu besimin se nëse Yamal ndjek shembullin e Ronaldos, ai me siguri do të jetë në majat e futbollit botëror në 20 vitet e ardhshme.
“Lamine është pa dyshim një lojtar me talent fenomenal, i cili mund të gjithë të tjerët dhe ai është vetëm 17 vjeç”, shtoi Mendes.
“Nëse ai nuk shpërqendrohet dhe nëse qëndron gjithmonë i fokusuar, nuk kam dyshim se Lamine do ta fitojë Topin e Artë, jo një herë, por disa herë”.
/GazetaBlic Sport