Lajme

Menaxhmenti i Trepçës, suspendon kryetarin e sindikatës Ibrahim Jonuzin dhe disa të tjerë

10/30/2023 14:19
nga:N K

Menaxhmenti i Trepçës ka marr vendim që t’i suspendoj nga puna kryetarin e Sindikatës Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.

Vendimi ju është komunikuar përmes telefonit vetëm pak minuta me parë.

Sindikata ka bërë të ditur se nuk ju është thënë arsyeja e suspendimit dhe ende nuk kanë marrë një vendim zyrtar.

Ndërkaq, minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e shtatë të grevës së urisë.

Kërkesat e minatorëve janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, sigurime shëndetësore dhe shkarkim të menaxhmentit.