Sporti

Menaxhmenti i PSG-së i komunikon skuadrës ardhjen e Messit, zyrtarizimi pritet të bëhet shumë shpejtë

08/07/2021 20:22
nga:Mergim Rreci

Leo Messi edhe zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës.

Barcelona zyrtarizoi largimin e tij, kurse reagimi nga futbollisti nuk ka ardhur akoma, përcjell GazetaBlic Sport.

PSG është favoriti kryesor për ta marrë argjentinasin dhe tashmë gjithçka po shkon rrugës së duhur.

Duket se PSG janë të bindur për nënshkrimin me Messin, madje menaxhmenti i ka komunikuar skuadrës ardhjen e Messit.

Këtë gjë e ka konfirmuar gazetari i njohur, Tancredi Palmeri.