E kam përshtypjen që ka një konfuzion në publik në lidhje me vendimin e fundit të Komunës së Prishtinës rreth dhënies në menaxhim të pishinës. Disa e kanë keqkuptuar që po privatizohet Pishina e Gërmisë. Edhe me u privatizu nuk do të thotë që është model i keq, puna është si bëhen privatizimet dhe nëse ka integritet dhe nëse bëhet në interes të publikut. Megjithatë, pishina publike nuk është një rast i mirë për privatizim dhe ky nuk është një rast që po privatizohet.
Personalisht mendoj që vendimi dhe modeli që ka zgjedhur komuna për dhënie në menaxhim privat është i mirë dhe i duhur. Nuk din ‘shteti’ e qeveritë e komunat me menaxhu asete të tilla. Ky është një funksion tipik i sektori privat. Qeveria, Komuna mundet me pas në pronësi asetin fizik dhe me bë investimin, por nuk duhet të menaxhoj atë. Menaxhmentin e bëjnë sektori privat, menaxherët që janë për atë punë.
Paramendoni edhe shembujt tjerë, ka shumë raste kur ndërmarrjet publike menaxhohen nga shteti, qeveria.. por shumica nuk janë të qëndrueshme dhe kjo ka arsyet e veta. Përshembull po lexojmë secilin muaj se si Miniera e Trepcës nuk po i paguan pagat të gjithë punëtorëve, pastaj të gjithë e dijmë sa dhjetëra milionë janë subvencionuar këto ndërmarrje publike që të funksionojnë. Më shumë ndoshta janë qenë politika të ndihmave sociale dhe të punësim sesa që kanë gjeneruar profit dhe bërë ndërmarrësi, biznes.
Pra, një konkludim i rëndësishëm është të i ndajmë funksionet e sektorit publik dhe privat. Të shofim cilat fusha sektori publik është i i mirë dhe ku ka përparësi sektori privat. Ky rasti i Pishinës së Gërmisë është një rast shumë i mirë, case study, që ne me gjetë një model ku mundemi me repliku edhe në sektorë dhe raste tjera.
Edhe më lirë edhe më mirë është për institucione publike që ata mos të menaxhojnë më këto asnet për shkak se kryesisht dalin në humbje. Kjo nuk është punë e tyre. Si mundet një zyrtar që është pranuar për adminitratë apo ndonjë politikë publike apo ku ta dijë unë për cka të menaxhoj ndërmarrjet publike përfshi asetet e tyre? Nëse ai kishte qenë aq i mirë dhe i eksperiencuar në ndërmarrësi nuk kishte qenë fare aty, kishte menaxhuar ndonjë biznes të vetin. Nuk është se janë të padijshëm, por funksionet dallojnë.
Tash pasiqë ky model është zgjedhur, puna nuk ka përfunduar. Ne kosovarët e kemi dëshmuar me qindra raste që nuk jemi të mirë me privatizu e me menaxhu procese dhe asete publike të tilla. Prandaj, deri më tani vetëm modeli është zgjedhur. Tash e tutje është shumë me rëndësi, së paku dy-tri gjëra të bëhën si duhet:
(a) Procesi të jetë fer dhe konkurrese që kompania apo konsorciumi më i mirë të fitoj; (b) Mos të bëhen dallavere si zakonisht kur darkordohen termet parase me u shpallë rastet dhe favorizohet kjo apo ajo kompani; (c) Mos të harrohet interesi publik, interesi i qytetetarit; dhe (d) Oferta që ka investimet më të mira dhe duhura të zgjidhjet, e jo ajo që e njofim apo e njef partia.
Rreziku më i madh në këtë rast është që interesi i qytetarit mos të merret parasyesh. Rregulli kryesor këtu është që kjo është pishinë publike dhe qytetari duhet të ketë benefite. Nuk duhet me qenë cmimet të papërballueshme për qytetarët me të ardhura mesatare apo të ulta.
Vitin e kaluar është bërë një testim eksperiment ku janë ofruar disa kushte më shtesë dhe ku sektori privat ka pasur rol. Kur ne e kemi testuar me familjen pishinën, cmimet kanë qenë shumë të larta. Jo vetëm hyrja, por edhe qadrat dhe ushqimi ka qenë i papërballueshëm ndoshta për një familje mesatare. Ndoshta cmimet kanë qenë ngjashëm apo më shtrenjtë se disa pishina private në periferi të Prishtinës. Kjo është një pishinë publike dhe kjo asnjëherë nuk duhet harruar.
Andaj, kur Komuna dhe operatorët privat të dakordohen për termet specifike, qytetari nuk duhet të paguaj faturën më të lartë por publiku duhet të merr shërbime më të mira me vlerë më të ultë sesa tek pishinat private. Komuna duhet dhe ka obligim të mbrojë interesin e qytetarëve e jo të bizneseve. Fundja, qytetarët e kanë ndërtuar atë pishinë, me taksat e tyre është ndërtuar, ata kanë paguar njëherë.
Normal që edhe operatori privat duhet të fitoj dhe të ketë incentiv e fitime që mundësojnë mirëmbajtjen e pishinës por edhe fitimin që të shpaguhet mundi dhe të jetë sipërmarrësi e qëndrueshme. Kjo është një pishinë e madhe dhe ka kosto të lartë të mirëmbajtjes, mesiguri kjo është njëra nga arsyet pse po ipet në menaxhim.
Por është puna e menaxhmentit të komunës të gjej bilancin e duhur mes interesit të qytetarit, të komunës dhe operatorit privat. Një zgjidhje e qëndrueshme afatgjate kur të gjithë përfitojnë por duke mos harruar asnjëherë që kjo është një pishinë publike e ndërtuar me taksat e qytetarëve. Qytetari është ai që duhet të fitoj nga ky tansakcion, të paguaj më pak se në sektor privat e të merr shërbimet më të mira dhe kualitative.