Sporti

Menaxheri i “yllit” të Napolit: Do të rinovojmë, De Laurentiis di ta mbajë fjalën

11/20/2023 17:50
nga:E K

Historia mes Napolit dhe Kvaratskhelia do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Pavarësisht zërave për interes të fortë nga Reali i Madridit, Bayerni dhe Barcelona, ​​gjeorgjiani është i destinuar të qëndrojë nën Vezuv edhe për disa sezone të tjera.

Presidenti De Laurentiis synon të mbyllë marrëveshjen e re me gjeorgjianin (aktualisht është nën kontratë deri në vitin 2027) duke rritur gjithashtu pagën e tij, aktualisht e barabartë me rreth 1.4 milionë euro.

“Khvicha meriton më shumë dhe së shpejti do të marrë atë që dëshiron – u tha menaxheri i tij, Mamuka Jugeli, kolegëve të tij në shtëpi – . De Laurentiis i mban premtimet e tij”.

Referenca është pa dyshim për zgjatjen e kontratës së 22-vjeçarit, tashmë lider i Napolit që fitoi kampionatin dhe shënoi 3 gola dhe dha 4 asistime në Serie A në këtë pjesë të parë të sezonit.

“Kvara dhe familja e tij janë të kënaqur. Tani ai është në formë dhe këtë sezon po rritet shumë. Në sezonin e tij të parë në Itali i befasoi të gjithë. Vetë ai e priste të kishte një vit të tillë”, përfundoi agjenti i “playmaker”-it gjeorgjian, i afruar në vitin 2022 nga drejtori sportiv Giuntoli (tani tek Juventusi), për rreth 10 milionë euro.