Sporti

Menaxheri i Alphonos Davies ‘asiston’ Real Madridin: Një klub i një niveli tjetër

06/10/2023 16:11
nga:Mergim Rreci

Nedal Huoseh, përfaqësues i Alphonso Davies, supozon se ai nuk ishte indiferent ndaj interesit të Real Madridit për të transferuar mbrojtësin kanadez, i cili është i lidhur me Bayernin deri në qershor 2025.

“Real Madridi është një klub i madh, unë kam qenë gjithmonë një tifoz dhe të dëgjosh se janë të interesuar për një lojtar që unë përfaqësoj është diçka që më bën krenar. Nuk dua ta nënçmoj Bayernin. Ka pesë klube të mëdha në botë dhe Bayern është një prej tyre. Por Reali është një emër i madh, një markë e madhe, me 14 Champions League”, theksoi menaxheri për Sport 1, përcjell GazetaBlic Sport.

I pyetur për momentin ideal për një transferim të mundshëm të lojtarit 22-vjeçar në Santiago Bernabeu, Huoseh ka thënë: “Kemi edhe dy vite kontratë me Bayernin.

Ne do t’i japim kohë për të parë se si do të shkojnë gjërat në javët dhe muajt e ardhshëm. Nuk kemi marrë ende një vendim”.

/GazetaBlic Sport/