Memphis Depay mund të largohet nga Barcelona këtë verë pasi klubi preferon opsione të tjera sulmuese, sipas SPORT.
Vetëm një vit pas nënshkrimit me Barcelonën, ai mund të bëhet pjesë e një skuadre tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.
Për shkak të transferimeve të fundit të Ferran Torres, Adama Traore dhe Pierre-Emerick Aubameyang dhe interesimit për Erling Haaland, Depay mund të konsiderohet i panevojshëm në formacionin e Xavit.
Depay këtë sezon ka zhvilluar 18 ndeshje këtë sezon duke shënuar tetë gola dhe dhuruar dy asistime.

/GazetaBlic Sport/


